Vëzhgimi i mediave ndërkombëtare: Shërbimet spitalore po kolapsojnë Europën
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 08 January 2023
Shërbimet spitalore po kolapsojnë në të gjithë Europën. Kjo del në pah nga një vëzhgim i medias ndërkombëtare. Shkak janë viruset në qarkullim që po prekin rrugët e frymëmarrjes.
Britanikja “The Telegraph” citon një drejtues shëndetësor suedez që thotë.
“Pacientët e sëmurë vërshojnë në spitalin universitar, duke mbushur repartet tashmë të mbipopulluara. Me mjekët dhe infermierët e mbingarkuar, operacionet e planifikuara janë anuluar për të ndihmuar në përballimin e fluksit të pranimeve në dimër. Ka një stuhi perfekte që po ndodh tani – dhe neve na mungon stafi”.
Ndërkohë Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik paralajmëroi të enjten se;
“Përhapja e viruseve të frymëmarrjes është në nivel të lartë dhe barra në sistemin e kujdesit shëndetësor është e madhe”
Spitalet suedeze dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të vetmit që po goditen nga kjo krizë. Në të gjithë Evropën, sistemet e kujdesit shëndetësor – të rrënuara prej tre vitesh nga pandemia – po luftojnë me ngarkesa të mëdha, luftojnë një “epidemi të trefishtë” të Covid, gripit sezonal dhe virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV) këtë dimër.
Në Itali, sipas “The Telegraph”, mjekët kanë paralajmëruar se departamentet e urgjencës po “shtyhen në kufijtë e tyre” pasi rastet e gripit arritën nivelin e tyre më të lartë në 15 vjet.
Mjekët spanjollë kanë hyrë në grevë për pretendimet se janë duke u mbingarkuar në mënyrë kronike. Autoritetet në Francë kanë rekomanduar që njerëzit të mbajnë maska në ambiente të mbyllura përsëri për shkak të numrit në rritje të infeksioneve.
Mbretëria e Bashkuar duket se është goditur më rëndë nga shumë prej këtyre sfidave.
Ekspertët thanë për “The Telegraph” se nuk ka zgjidhje të lehta apo të shpejta për këtë krizë.
Pandemia e koronavirusit u dha një goditje shkatërruese të gjitha shërbimeve shëndetësore, pasi i detyroi ata të prioritizojnë kujdesin urgjent për fluksin e madh të pacientëve me Covid dhe të shtyjnë procedurat jo emergjente ndërsa përballeshin me krizën. Më pas përpjekjet për të siguruar vaksinimin e qytetarëve ezauruan gjithashtu kohë dhe burime. /Abc news
Të tjera
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...
-
Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti publikoi “Dekla...
-
Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë,...
-
Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M.,...
-
Temat e mëdha e kthejnë Kurtin tek opozita, darka e 13 majit si lutje për votë në Kuvend?
Tema e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe votimi i Kodit Civil janë dy çë...