Hoti thotë Kurti me VV-në e Guxo-n kanë cenuar demokracinë parlamentare
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 11 May 2024
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se mazhoranca bashkë me qeverinë kanë cenuar demokracinë parlamentare.
Ai këtë e ka bazuar në të gjeturat e raportit të IKD-së, të cilat ai I quan shqetësuese, transmeton KlanKosova.tv.
“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka shkruar Hoti.
“Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamundësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme”.
Ai thotë se edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore.
“Ky degradim i punës së Kuvendit është cenim i demokracisë me pasoja të gjera për të gjithë aparatin shtetëror dhe shtyllat e pushtetit në Kosovës”, shkruan Hoti duke listuar gjetjen e raportit, si vijon:
1. Kuvendi me vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe të kundërligjshme.
- Viti 2023 nisi me tetë seanca plenare të papërfunduara nga viti 2022, me gjithsej 54 pika të rendit të ditës, dhe u përmbyll me 30 pika të papërfunduara që u bartën në 2024.
- Shumica parlamentare e keqpërdori mekanizmin e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e pikave të rregullta të rendit të ditës.
- Kuvendi zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës.
- Shumica parlamentare pamundësoi kryerjen e mandatit të Komisionit Hetimor lidhur me furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Problemet që e përshkruan këtë komisionin ishin konstituimi i vonshëm i komisionit dhe mospjesëmarrja e vazhdueshme e anëtarëve të shumicës parlamentare.
- Deputetët ndërhynë në drejtësi duke bërë deklarata publike dhe duke sulmuar drejtues të organeve të drejtësisë.
- Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës duke vazhduar mospublikimin e materialeve nga seancat parlamentare. Kuvendi ka dështuar t’i publikojë materialet e komisioneve hetimore. Në faqen zyrtare nuk mund të gjendet asnjë procesverbal i mbledhjes publike i ndonjërit nga komisionet hetimore.
- Kuvendi ka dështuar të funksionalizojë votimin elektronik, duke pamundësuar përcjelljen e punës së deputetëve, si dhe nuk e publikon votimin e deputetëve me dorë menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.
- Qeveria ka injoruar Kuvendin te pyetjet parlamentare, te komisionet hetimore dhe te debatet parlamentare për të dhënë përgjegjësi për punën e vet dhe për programin qeverisës.
- Lidhur me dialogun, Kryeministri nuk e ka mbajtur të informuar Kuvendin, siç kërkohet me rezoluta të Kuvendit. Kryeministri raportoi vetëm me kërkesë të grupeve parlamentare opozitare.
- Pati mungesë kronike të kuorumit që në shumicën e rasteve u shkaktua nga deputetët e shumicës parlamentare.
- Shumica parlamentare është treguar arrogante sa i përket bashkëpunimit me opozitën në miratimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore Vjetore për vitin 2024. Asnjë nga 54 amendamentet e propozuara në buxhetin vjetor të parashtruara nga deputetët e opozitës nuk janë votuar.
- Kuvendi ka shkelur standardet minimale të konsultimit publik për koeficientin e pagave duke e miratuar projektligjin me procedurë të përshpejtuar brenda një dite, që është në kundërshtim me Rregulloren ku parashihen dëgjimet publike legjislative.
- Kuvendi ka rritur përdorimin e miratimit të projektligjeve me shmangie nga afatet e rregullta.Kuvendi përdori procedurat e shmangies në 22 raste, pesë raste më shumë se sa në vitin 2022 dhe të gjitha propozimet erdhën nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
- Në të vetmen interpelancë gjatë vitit 2023, kryeministri nuk qëndroi në sallë. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...