Vaksinimi anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët me orarin e ri
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 25 December 2021
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të ketë orar të ri për vaksinimin anti-Covid.
Sipas MSh’së, orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).
Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.
“Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë 8 orësh (nga ora 07:00 – 15:00).
Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinësdhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.
Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.
Të tjera
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...
-
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në P...
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...