Fokus

Vajza në Ferizaj u dhunua nga disa persona dhe mbeti shtatzënë, prokuroria nisë hetimet

Autori: Samire Jaha 10:18 | 25 April 2023

Gazeta Infokus ka raportuar gjatë të hënës se një vajzë ka mbetur shtatzënë pasi ajo u dhunua seksualisht nga disa persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Ferizaj,  janë duke e hetuar rastin.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie Vjosa Baftiu.

-Advertisement-

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë dhe Qendrën për Punë Sociale, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe rasti aktualisht është në procedurë hetimore”, ka deklaruar Baftiu për Infokus.

Ndryshe ende nuk është raportuar për identifikimin dhe arrestimin e ndonjë personi,

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të policisë kanë raportuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor”, thuhej në raport./Gazeta Infokus/

U dhunua nga disa persona, mbetet shtatzënë një vajzë në Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera