Lajme

Ukraina pretendon se më shumë se 11,000 trupa ruse janë vrarë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 06 March 2022

Ushtria ukrainase po raporton se më shumë se 11,000 njerëz, personel ushtarak rus janq vrarë që nga fillimi i pushtimit, shkruan The Guardian.

Gjithsej 285 tanke ruse u raportua gjithashtu se janë shkatërruar, si dhe 109 sisteme artilerie, 44 avionë dhe 48 helikopterë, sipas një raporti të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, përcjell Gazeta Express.

“Vetëm dje, më shumë se 650 anëtarë të plagosur të forcave pushtuese ruse u dërguan në spitalin qendror të qytetit në fshatin Bryanka, rajoni i Luhanskut”, shton raporti.

-Advertisement-

“Të gjithë ata janë kryesisht në gjendje të rëndë… pas dhënies së ndihmës së parë, ata u shoqëruan me një autokolonë të armatosur nga forcat e rregullta të forcave të armatosura ruse në vijën e luftimit për të futur armiqësi të mëtejshme”, thuhet në raport.

Ushtria ukrainase thotë se forcat ruse janë “duke kërkuar mënyra për dezertim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera