Lajme

Uashingtoni dhe Seuli nisin stërvitjen ajrore, mes kërcënimeve të Phenianit

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 February 2023

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan të dielën një stërvitje të përbashkët ajrore me avionë bombardues strategjikë amerikanë. Stërvitja vjen vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi krejt papritur një raketë balistike ndërkontinentale ‘Hwasong-15’.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm së Koresë së Jugut tha se stërvitja, që përfshiu avionët F-35A, F-15K dhe F-16 të Koresë së Jugut, të cilët shoqëruan bombarduesit amerikanë B-1B, demonstroi kapacitetet e fuqishme të mbrojtjes e gatishmërinë e lartë të dy vendeve aleate.

Një ditë më parë Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi drejt brigjeve perëndimore të Japonisë, pas një paralajmërimi për përgjigje të fortë ndaj stërvitjeve të ardhshme ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

-Advertisement-

Media shtetërore të Koresë së Veriut njoftuan se stërvitja ishte e papritur dhe u krye me qëllimin për të dëshmuar kapacitetet kundërsulme fatale bërthamore, ndaj atyre që u cilësuan, si forca armiqësore.

Stërvitjet e planifikuara mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara do të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera