Sport

Trajneri i Interit gjobitet me 10 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 21 August 2018

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është gjobitur me 10 mijë euro për shkak se e kishte ofenduar gjyqtarin Maurizio Mariani pasi ndeshjes kundër Sassuolo.

Ziklatrit kishin pësuar disfatë me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A-së kundër Sassuolo. Kjo është humbja e katërt me radhë e Interit në ndeshjet përballë Sassuolos, përcjell Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Spalletti e kishte ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes, Maurizio Marianin, me Federata e Futbollit të Italisë kanë vendosur që përveç vërejtjes së lëshuar, ta gjobitin atë edhe me 10 mijë euro.

-Advertisement-

Federata ka shqiptuar dënime edhe për shumë klube, trajnerë dhe lojtarë të tjerë për ndeshjet e javës së parë të Serie A-së. Udinese janë gjobitur me 4 mijë euro pasi që një fishekzjarrë ishte lëshuar në fushë, ndërsa Napoli është ende duke u hetuar pasi që tifozët e klubit i kishin ndaluar gratë të ulen në rreshtat e parë të stadiumit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera