Lajme

Eurodeputeti holandez pasi Kosova nuk u fut në agjendë për KiE: Shtetet anëtare iu përkulën Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 18 May 2024

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare.

Ai në profilin e tij në “X”, shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

“Shtetet anëtare dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përkulën Serbisë. Republika e Kosovës i përmbush të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe i takon Këshillit të Evropës. Fundi i qetësimit të Vuçiqit tani.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova nuk hyri në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se në muajin prill Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin.

Gjermania, Franca dhe Italia kushtëzuan anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkret” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera