Lajme

 “Po bëjmë përpjekje që rruga të hapet” – Durmishi flet për bllokimin e rrugës Klinë – Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 18 May 2024

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë  se janë duke bërë përpjekje që rruga të hapet sa më shpejt në qarkullim.

Durmishi ka thënë se nuk ndodhet në vendngjarje, por se është në kontakt me përgjegjësit.

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

-Advertisement-

“Nuk jam në vendngjarje por jam duke komunikuar me drejtorin e departamentit të menaxhimit të rrugëve dhe menaxherin. Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë ta hapim rrugën për qarkullim”, ka deklaruar Durmishi për Express.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi nga gjendja e rrugës, ku shihet se është shkatërruar nga shembja e dheut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera