Lajme

Trajkoviq për qëndrimin e Kurtit në negociata: Ai po sillet sikur Serbia të ishte ndarë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 05 May 2022

Politikanja serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar pas takimeve të djeshme në Berlin dhe pas darkës në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Trajkoviq ka thënë se që negociatat të jenë të suksesshme atëherë kryeministri Kurti duhet të ulë vetëvlerësimin e tij, meqë sipas Trajkoviqit shefi i Qeverisë kosovare po sillet sikur “Serbia të jetë shkëputur nga Kosova dhe jo anasjelltas”, shkruan Express.

“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas. Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera