Sport

Tenis, eliminohen emra të tjerë të njohur nga US Open

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 31 August 2017

Turneu i US Open pa t’i largohen emra të tjerë të njohur. Rasti më befasues është ai i 18-vjeçarit Shapovalov, i cili mundi francezin Jo Wilfred Tsonga me rezultatin 3-0, duke u bërë tenisti më i ri që kalon në raundin e tretë në këtë turne që nga viti 2007, kur këtë e arriti Donald Young.

6-4, 6-4 dhe 7-6 ishte rezultati i seteve të fituara nga Shapovalov, i cili ishte superior ndaj Tsongës.

I tha lamtumirën turneut amerikan edhe Alexander Zverev, i cili u eliminua nga Borna Coric 3-1. Zverev fitoi setin e parë 6-3, por Coric iu kundërpërgjigj menjëherë duke përmbysur gjithçka në 3 setet e tjerë që i mbylli 7-5, 7-6 dhe 7-6.

-Advertisement-

U eliminua nga turneu i US Open edhe Nik Kirgyos, i cili humbi në derbin australian me John Millman 3-1 me sete (3-6, 6-1, 4-6 dhe 1-6).

Në kampin e femrave, surprizën e shkaktoi Caroline Wozniacki, e cila u mund nga rusja Ekaterina Makarova 1-2 me sete (2-6, 7-6 dhe 1-6). Krejtësisht e kundërta ndodhi me Venus Williams, e cila arriti të kualifikohej për në raundin tjetër pasi mposhti francezen Doden 2-0 me sete (7-5 dhe 6-4).

Vazhdon rrugëtimin në turneun amerikan edhe Maria Sharapova, e cila eliminoi në raundin e dytë hungarezen Babos në 3 sete. Sharapova e humbi setin e parë me “tiebreak” 6-7, por fitoi 2 të tjerët 6-4 dhe 6-1, duke e mbyllur ndeshjen 2-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera