Shteti i Kosovës kujdeset më shumë për qentë e Policisë se për policët
Autori: Halil Berisha 15:02 | 02 September 2020
Policia e Kosovës të revoltuar po paralajmërojnë protesta.
Kjo pasi veçse po përballen me pandeminë e COVID-19 pa sigurim shëndetësor e jetësor, punën po e bëjnë me nga 12 orë në ditë, pa pasur madje as shujta, shkruan gazeta Infokus.
Por, veç kësaj, ajo çka e bën edhe më të çuditshme trajtimin që shteti ua bën policëve është që derisa këta nuk kanë asnjë sigurim shëndetësor e jetësor, qentë e policisë kanë kontrolle të rregullta mjekësore.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policëve të Kosovës.
“Qentë e policisë kanë kontrolle speciale mjekësore ne nuk kemi kurrfarë kontrolle, ata i kontrollon mjeku, neve askush derisa të sëmuremi e të vdesim krejt”, ka thënë Tasholli.
E situata e krijuar tash me pandeminë e COVID-19 ka bërë që policët të përballen edhe me gjëra më elementare se sa sigurimi, shkruan Gazeta Infokus.
“Krejt po ndodhin e asgjë nuk po ndodhë jemi në situatë e cila tash në anën tjetër në këtë situatë ku jemi, situatë e jashtëzakonshme, situatë e rëndë e kemi harruar sigurimin shëndetësor, na kanë largu në ndërrim të natës, paguhemi një pjesë, nuk na japin ushqim, 12 orë punojmë, në një mënyrë e kemi harru atë por e lypim të sotit çka e kemi, sot që po na ndodhë, polici 12 orë shëtitet natën, nuk është në gjendje shteti një shujtë me ja dhënë, një shujtë nuk është në gjendje me na dhanë”, ka thënë Tasholli për Infokus.
Tasholli fajin për këtë situatë ua ka lënë politikanëve që thotë se asnjëherë nuk u morën me këto problematika, por që sipas tij, Qeveria e fundit madje as nuk ka folur për to./Gazeta Infokus/
Lexo edhe:
Revoltohet Policia e Kosovës, paralajmërohen protesta: “Mos të vijnë si Hashim Thaçi në 3 të natës”
Heronjtë e pandemisë harrohen nga shteti, punojnë pa sigurim shëndetësor e jetësor
Të tjera
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...
-
Dumoshi takon furrtarët e Hasit në Prishtinë: Me afarizmin e tyre i japin jetë kryeqytetit
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat
Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kr...
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV)...
-
Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhës...
-
Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotm...
-
Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, nga KQZ flasin për përgatitjet
Zgjedhjet Parlamentare janë afruar. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komis...
-
Plạgosja e të miturit, arrestohet një 17-vjeçar
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e ...
-
Çfarë është “ngjyra rozë” që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni?
Aeroplanët janë munduar ta fikin zjarrin mbi Kaliforni prej ditësh për të nda...
-
Haradinaj nga fushata, e quan Kurtin mercenar dhe shef të hajnave
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatë...
-
Krasniqi e LDK-së viziton qytetarët edhe në Has: Me njerëzit e punës e bukës së bardhë
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 36, Rrezart...
-
Urdhër evakuimi për 150 mijë banorë të Los Anxhelosit
150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zo...