“Politika e jashtme dështimi më i madh i qeverisë” – Enver Hoxhaj në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 04 January 2025
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është i ftuar këtë javë në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ku ka shprehur kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti.
Hoxhaj ka vlerësuar se gjatë katër viteve të saj në pushtet, qeveria aktuale nuk ka arritur asnjë sukses të rëndësishëm, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.
Në intervistë, Hoxhaj ka theksuar se politika e jashtme është një nga fushat kryesore ku qeveria ka dështuar.
“Kosova që dy vjet ka aplikuar për ta marrë statusin e kandidatit, askush nuk e merr parasysh kërkesën e Kosovës. Dështuam në Këshill të Evropës dhe mendoj që zonja Gërvalla ka qenë njeriu i gabuar, në postin e gabuar dhe në kohën më të gabuar. Prandaj, edhe dëmi është i madh”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ish-kryediplomati Hoxhaj me bindje të plotë ka deklaruar se nëse PDK do të ishte në pushtet, vendit do t’i siguroheshin pesë deri në shtate njohje çdo vit.
“Kur ne po bisedojmë sot, pas ndryshimit të madh politik dhe gjeopolitik që ka ndodhur në Siri dhe në Lindje të Mesme, unë jam i sigurt që cdo qeveri e Kosovës do ta merrte njohjen. Unë gjatë këtyre tri katër javëve të fundit nuk do të qëndroja në Prishtinë, por do të qëndroja në Damask, në Ankara, do të qëndroja në vendet e tjera përreth Sirisë, për ta marrë jo vetëm njohjen e Sirisë, por edhe njohjen e Libanit, për ta marrë edhe njohjen e Irakut. Prandaj, edhe politika e jashtme është njëra prej dështimeve. Asnjëherë nuk e kanë kuptuar se si ushtrohet politika e jashtme e Kosovës. Asnjëherë nuk e kanë ditë që kur ka situatë të favorshme ndërkombëtare mund të ketë rezultate konkrete”, ka shtuar Hoxhaj.
Emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj” mund ta ndiqni sonte në ora 22:30 në televizionin Kanal 10, si dhe në platformat onlinë të Gazetës Infokus.
Të tjera
-
Cilat janë vendimet e Trumpit në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë?
Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump nënshkroi...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirm...
-
Mot sot i vranët, me reshje shiu dhe bore
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashers...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Tajvanin këtë të hënë, sipas Qendrës Sizmolo...
-
Hamza sot vazhdon fushatën zgjedhore në Suharekë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të ...
-
Në ditën e parë në detyrë, Trump falë 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri e...
-
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun ...
-
Sot përkujtohet presidenti Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë më 21 ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...