Kosova në izolim energjetik, koston prej 70 milionë euro pritet ta paguajnë qytetarët
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 10 January 2025
Kosova rrezikon të izolohet në fushën energjetike.
Gazeta Infokus nga burime të sigurta mëson se deri tek ky izolim ose mbyllja e autostradave energjetike që Kosova ka me Shqipërinë dhe Serbinë po vjen për shkak të menaxhimit dhe politikave të dobëta, kapaciteteve të bllokuara e kostos së lartë të transportit.
Krahasuar me vitin e kaluar kur kostoja e rrugës tregtare energjetike arrinte vetëm 2-3 milionë euro, këtë vit kjo shumë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme duke arritur në 30 milionë euro në vitin 2024.
Projeksionet tregojnë se këtë vit kjo shifër do të arrijë në 40 milionë euro. E këto pasoja të izolimit pra rritjen e kostos pritet ta vuajnë qytetarët e Kosovës të cilët do ta paguajnë përmes rritjes së tarifave të energjisë elektrike, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në prill të këtij viti ku qytetarët do të paguajnë afro 70 milionë euro më shumë.
Si erdhi deri tek kjo situatë?
Kosova ka në dispozicion linja transmetimi me katër vendet fqinje – Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Këto linja shërbejnë për shkëmbimin dhe transferimin e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera, duke mundësuar lidhjen e tregut energjetik të Kosovës me atë ndërkombëtar. Për pjesën që i përket Kosovës, këto linja menaxhohen nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT).
Rëndësia e këtyre linjave është jetike, pasi ato garantojnë furnizimin e pandërprerë me energji, stabilitetin e rrjetit dhe qasjen në tregjet rajonale e më gjerë. Ndërprerjet ose kufizimet në këto linja ndikojnë drejtpërdrejtë në koston dhe furnizimin me energji për konsumatorët.
Si i’u bllokua qasja Kosovës?
Problemet janë përshkallëzuar më tej pas krijimit të bursës energjetike ALPEX, një iniciativë e përbashkët e KOSTT-it dhe OST-së së Shqipërisë. Dy linjat e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri (400 kV dhe 220 kV) janë vënë ekskluzivisht në shërbim të ALPEX-it, duke bllokuar plotësisht qasjen e Kosovës për kalimin e energjisë jashtë kësaj berze. Si rezultat, lidhjet e Kosovës përmes Shqipërisë drejt tregjeve italiane, greke, maqedonase dhe malazeze janë mbyllur plotësisht.
Aktualisht, Kosova ka qasje vetëm në dy linja transmetimi: përmes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Kjo reduktim drastik, nga gjashtë linja në vetëm dy, ka ngarkuar ndjeshëm kapacitetet ekzistuese, duke rritur koston e përdorimit të rrugëve tregtare nga 2-3 milionë euro në vit, në 30 milionë me 2024 dhe, siç ka kuptuar Demokracia.com, në 40 milionë euro në vitin 2025.
Ndërsa kufizimi i qasjes së Kosovës vetëm në dy linja transmetimi nuk duket të jetë thjesht një çështje teknike, por një vendim i dyshimtë që edhe mund t’i shërbejë interesave të caktuara. Një nga këto linja është ajo me Malin e Zi, nga ku vjen edhe ambasadori Martin Berishaj, i njohur për përfshirjen e tij në afera energjetike që lidhen me kompaninë GEN në Beograd.
Edhe mediat kroate raportojnë për skandalin e Martin Berishaj
Më i shtrenjtë transporti se sa importi
Kosova ka paguar mbi 400 euro për transportin e çdo megavati të energjisë. Pra, kostoja e transportit tejkalon shumëfish çmimin e vetë importit të energjisë. Paradoksi qëndron në faktin se linjat Kosovë-Shqipëri nuk po përdoren fare, për shkak të politikave të KOSTT-it dhe qeverisë, të cilat i kanë vënë këto linja ekskluzivisht në shërbim të tregtarëve të energjisë.
Kjo situatë alarmante do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në faturat e konsumatorëve.
Nëse bëjmë një krahasim, me rritjen e pritshme të tarifave në prill, qytetarët kosovarë do të paguajnë deri në gjashtë herë më shumë për energjinë elektrike.
Pse qeveria dhe Kostt-i nuk ndërmorën asgjë?
Ndërsa Serbia ka bllokuar linjat ndërkombëtare të transmetimit, as Qeveria e Kosovës dhe as KOSTT nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për të përdorur të drejtën e tyre në kuadër të ENTSO, duke detyruar Serbinë të zhbllokojë trasetë ndërkombëtare. Përkundrazi, KOSTT, përmes ALPEX-it ka bllokuar edhe dy linjat kryesore me Shqipërinë, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për konsumatorin kosovar.
Në këtë kaos, tregtarët e energjisë janë përfituesit kryesorë. Sipas parashikimeve, vetëm këtë vit dhe vitin e ardhshëm ata pritet të fitojnë deri në 70 milionë euro shtesë në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
Çfarë pasojash pritet të ketë për konsumatorët?
Me rritjen e pandalshme të kostove të importit dhe transportit të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës jo vetëm që do të përballen me tarifa shumë më të larta, por edhe me një mungesë të dukshme të transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse. Kjo situatë e krijuar nga politikat joefikase dhe neglizhenca institucionale, po i zhyt konsumatorët në një krizë energjetike të panevojshme dhe shumë të kushtueshme.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































