Lajme

Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 18 November 2026

Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, më 18 nëntor, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, është Sylë Daka, nga fshati Vërëshec, ka raportuar mediumi lokal “Suhareka Express”

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Daka ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje po vazhdojnë.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy