Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 12 January 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor në Ferizaj tha se PDK po rikthehet si forca kryesore në vend.
Krasniqi theksoi PDK është partia e së kaluarës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe e së ardhmes premtuese për një Kosovë ma të mirë.
“Dje, në hapjen zyrtare të fushatës sonë, në fillim të fjalimit tim, Kryeministrit tonë të ardhshëm, Bedri Hamzës, ia kërkova që të ndërtojë një sallë trefish ma të madhe për tubimet e PDK-së në Prishtinë, sepse nuk po na zënë sallat ekzistuese. Duke e parë masivitetin tuaj sonte këtu, të njëjtën kërkesë po ia bëjë edhe Agim Aliut: Kryetar, nise ndërtimin e një salle trefish më të madhe edhe në Ferizaj, sepse mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës do të vijë vetëm duke u rritur. Partia Demokratike të Kosovës e ka rikthyer pulsin. Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, tha ai.
Lideri i PDK-së ftoi të gjithë të mobilizohen për fitoren e madhe me 9 shkurt.
“Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131. Votoni për Bedri Hamzën Kryeministër. Votoni për një të ardhme ma të mirë për secilin prej jush. Nëse ju e bëni këtë, unë ju premtoj, edhe në emër të Bedri Hamzës, që së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë ku ëndrrat tuaja nuk shuhen ende pa nisur, por realizohen këtu, në vendlindjen tuaj. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jo, jo! Këtu ku jemi sonte, veprat flasin më zëshëm se çdo premtim i yni. Ferizaj është dëshmi e gjallë e asaj që udhëheqja transformuese mund të arrijë. Kryetari juaj, Agim Aliu, është shembull i qeverisjes që e ka qytetarin në qendër”, theksoi Krasniqi.
Kreu i PDK-së duke kritikuar Qeverinë Kurti për qindra dështime në katër vitet e fundit, tha se me Bedri Hamzën kryeministër për Kosovën do të nisë epoka e rritjes dhe zhvillimit.
“Përballë një grupi mburracakësh jokompetentë, të cilët, jo vetëm që nuk kanë bërë gati asgjë të mirë për vendin dhe qytetarët tanë, por kanë rrezikuar edhe ato të arritura që ne i kemi bërë. Është fatkeqësi që potenciali i Kosovës është shpërdoruar këto katër vjet”, shtoi Krasniqi.
Krasniqi tha se vota Bedri Hamzën dhe PDK-në është votë për shpresë dhe një Kosovë ma të mirë.
“Modelin e qeverisjes, të cilin Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryetari Agim Aliu e kanë zbatuar në qytetin tuaj, bashkë me Bedri Hamzën, do ta zbatojmë edhe në mbarë Kosovën. Sepse, kjo është ajo që ndodh kur liderët i vënë qytetarët mbi politikën dhe kjo është ajo që Bedri Hamza dhe PDK do ta bëjë për Kosovën”, tha ai.

Të tjera
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...