Çfarë është “ngjyra rozë” që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni?

Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 12 January 2025
Aeroplanët janë munduar ta fikin zjarrin mbi Kaliforni prej ditësh për të ndaluar përhapjen e tij.
Këta aeroplanë po hedhin “ngjyrë rozë” mbi tokë.
Por për çfarë shërben kjo ngjyrë dhe a është produkt i sigurt për mjedisin?
Hulumtimet e reja kanë treguar se miliona litra agjent për fikjen e zjarrit mbartin një ngarkesë toksike, e kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Ky toksicitet paraqet një dilemë serioze.
Aparatet e ndryshme për fikjen e zjarrit janë të fuqishëm në frenimin e flakëve vdekjeprurëse.
Megjithatë, ndërsa ato bëhen më intensive dhe më të shpeshta në epokën e ndryshimeve klimatike, zjarrfikësit i përdorin gjithnjë e më shpesh, gjë që çliron gjithnjë e më shumë kimikate të dëmshme në mjedis.
Disa grupe mjedisore kanë vënë në dyshim efektivitetin e këtyre aparateve dhe kanë theksuar potencialin e tyre për dëmtim.
Siç raporton Index.hr, efektiviteti i agjentëve për shuarjen e zjarrit është i vështirë për t’u matur sepse ato janë vetëm një nga shumë mjetet taktike të përdorura gjatë zjarreve të mëdha.
Pasi flakët janë shuar, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë ka ndihmuar më shumë.
“Ato rrisin barrën shëndetësore dhe mjedisore dhe paraqesin një dilemë shumë, shumë të vështirë”, tha Daniel McCurry, profesor i asociuar i inxhinierisë civile dhe mjedisore në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Shërbimi Pyjor i SHBA-së njoftoi se nëntë aeroplanë të mëdhenj si dhe 20 helikopterë që hedhin ujë, u vendosën për të luftuar zjarret në Kaliforninë Jugore që kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve.
Aeroplanët përdoren gjithashtu për të mbushur rezervuarët me ujë nga deti ose trupa të tjerë ujorë.

Pse shtohet ngjyra rozë?
Mjetet e zjarrit përdoren për të mbuluar bimësinë dhe për të parandaluar oksigjenin e nevojshëm për djegien.
E ngjyra rozë shtohet në mënyrë që zjarrfikësit të shohin agjentin në terren.
Por hulumtimi i ri nga McCurry zbuloi se të paktën katër lloje të metaleve të rënda, duke përfshirë kromin dhe kadmiumin tejkalojnë kufijtë e mbetjeve të rrezikshme të Kalifornisë.

Të dhënat federale tregojnë se më shumë se 440 milionë litra lëngje zjarrfikëse u spërkatën në tokat federale, shtetërore dhe private midis 2009 dhe 2021.
Bazuar në këtë shifër, studiuesit vlerësuan se më shumë se 400 ton metale të rënda u lëshuan në mjedis nga shuarja e zjarrit ndërmjet 2009 dhe 2021, një e treta e të cilave ishte në Kaliforninë Jugore.

Analiza e kontestuar
Si qeveria federale ashtu edhe prodhuesi i zjarrfikësve Perimeter Solutions kundërshtuan këtë analizë, duke argumentuar se studiuesit testuan një version të ndryshëm të agjentit.
Zëdhënësi i Perimetrit, Dan Green tha se agjentët e përdorur për shuarjen i janë nënshtruar “testeve të gjera për të konfirmuar se përmbushin standardet strikte të sigurisë”.

Sidoqoftë, gjetjet e hulumtimit ndihmojnë në shpjegimin pse përqendrimet e metaleve të rënda shpesh rriten në lumenj dhe përrenj pas zjarreve, ndonjëherë qindra herë më të larta.
Duke pasur parasysh vëmendjen në rritje ndaj agjentëve të zjarrfikësve, Shërbimi Pyjor ka ngritur zona tampon rreth liqeneve dhe lumenjve, edhe pse të dhënat tregojnë se agjentët ende po përhapen pa dashje në ato ujëra. /Telegrafi/

Të tjera
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...