Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës

Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 12 January 2025
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotme të gjithë zonën malore në Veri të Shqipërisë, duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor, por edhe jetesën e mijëra banorëve.
Autoritetet njoftuan se, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është ndërprerë qarkullimi në disa prej akseve të rëndësishme rrugore si aksi rrugor Fushë Arrëz -Iballë, aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër dhe aksi rrugor Kir- Shosh në Bashkinë e Shkodrës. Të bllokuara mbeten edhe një numër i madh i rrugëve rurale në bashkitë Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës dhe Dibër.
Gjatë paradites së sotme ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve përgjatë Rrugës së Kombit, në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në pikëkalimin kufitar të Morinit.
10 borëpastruese, të firmave kontraktore, punojnë pa ndërprerje në këtë segment të rëndësishëm rrugor, që lidh Shqipërinë me Kosovën, në përpjekje për të shmangur bllokimin dhe lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe udhëtarëve. Borëpastrueset po punojnë edhe në akset e tjera rrugore si atë Bogë-Theth dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreziqeve te mundshme, policia ka shtuar praninë e efektivëve të policisë rrugore dhe patrullave të përgjithshme në segmentet më problematike, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.
Temperaturat e ulëta, era e fortë dhe reshjet e dëborës, kanë krijuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Thuajse të gjitha bashkitë e zonës veriore raportuan gjatë ditës së sotme ndërprerje të energjisë. OSHEE njoftoi se, grupet e saj të specialistëve ndodhen në terren për riparimin e defekteve, por vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe stuhitë e erës e kanë vështirësuar së tepërmi punën për riparimin e shpejtë të linjave të dëmtuara të energjisë.
Zona malore në Veri të Shqipërisë përballet, thuajse çdo vit, me vështirësitë e shkaktuara nga moti gjatë periudhës së dimrit. Terreni malor, bllokimi i herëpashershëm i rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare, shoqëruar me nivelin e lartë të varfërisë dhe investimet e pakta, në krahasim me pjesën tjetër të vendit, vazhdojnë të nxisin largimin e banorëve, sidomos të rinjve, drejt zonave të ulëta të vendit dhe emigrimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, përgjatë periudhës 2011-2023, Qarku i Shkodrës ka pësuar një rënie të popullsisë me 28.3 përqind, ndërsa Qarku i Kukësit me 27.3 përqind, duke regjistruar kështu rënien më të madhe të popullsisë përgjatë 12 viteve të fundit. /VOA

Të tjera
-
Adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht Republikën e Kosovës
Prishtinë, 7 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën ...
-
Voton Fatmir Limaj: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore ...
-
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tashmë ka hedhur vo...
-
54 aksidente vetëm të shtunën në Kosovë
Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë u regjistruan 54 aksidente. Sipas të dhën...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të...
-
Krasniqi thotë se shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht
Njohësi i çështjeve zgjedhore, Alber Krasniqi ka thënë shenjmi i gishtave me ...
-
Ky është numri i votuesve dhe vendvotimeve për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës
Për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publik...
-
Voton Shahin Dervishaj: Dielli do të lind përsëri
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike Shahin Dervishaj, ka ...
-
Podujevë: Fotografoi votën dhe sulmoi dy policë, arrestohet votuesi
Në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë është arrestuar një person meqë dysho...
-
Hamza: Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën
Bedri Hamza dhe familja e tij kanë votuar në Mitrovicë. Hamza i ka inkuraj...
-
DnV: Fushata u karakterizua me diskurs të ashpër politik
Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që ka monitorua...
-
Voton Lumir Abdixhiku, fton qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja Lumir Abdixhiku, ka votuar në Shkollën ...