Fokus

Heronjtë e pandemisë harrohen nga shteti, punojnë pa sigurim shëndetësor e jetësor

Autori: Halil Berisha 10:19 | 02 September 2020

Politikanët, si të pozitës ashtu edhe ata të opozitës në çdo dalje para publikut, punëtorët shëndetësor dhe policët i quajnë heronj, të cilët po përballen me pandeminë.

Por, veç fjalëve, për ta nuk po bëhet asgjë, shkruan Gazeta Infokus.

Në fakt, të dy këto kategori, janë veç në mëshirë të fatit, pasi nuk kanë as sigurim shëndetësor e as jetësor.

-Advertisement-

Kësisoj, prej fillimit të pandemisë, një numër i madh i tyre edhe ka ndërruar jetë, e familjet e tyre, përveç se kanë mbetur pa më të dashurit e tyre, nuk kanë të siguruar as edhe një ndihmë nga shteti.

Gazeta Infokus për këtë problematikë ka biseduar me Shaban Tashollin nga Sindikata e Policisë dhe Blerim Sylën nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Të dy këta për këtë gjendje në faj e lënë politikën.

Syla thotë se pandemia ka marrë jetën e disa mjekëve, infermierëve e punonjësve të tjerë shëndetësorë, ndërsa familjet e tyre kanë mbetur pa asnjë të ardhur dhe pa ndihmë nga shteti, shkruan Gazeta Infokus.

“Kemi tetë mjek të vdekur, kemi edhe infermierë e voztës që familjet e tyre kanë mbetur pa asnjë të ardhur personale edhe shteti nuk vepron fare”, ka thënë Syla.

Që të rregullohet ky problem, Syla thotë që ka vite që kanë kërkuar, por e gjithë kjo ka hasur në vesh të shurdhër.

“Neve në fakt qe pothuaj se prej 2010 si federatë kemi insistuar edhe kemi marrë pjesë në grupe punuese për këtë punë, që në përgjithësi të jetë sigurimi shëndetësor, por më shumë e zgjedh këtë problem sigurimi jetësor, i cili kishte me përfshi edhe sigurimin e shëndetin në punë, por si gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhër edhe jemi në situatën që jemi sot ku faktikisht edh e policia edhe punëtoret shëndetësor, nëse nesër ndodhë diçka atëherë me të vërtetë familjet e tyre mbesin në mëshirën e kohës”, ka thënë Syla.

Për këtë, kreu i FSSH-së, gjithë fajin e hedh tek të gjitha qeveritë që kanë qëvërisur në vend tash e sa vjet.

“Përgjegjës për këtë problem është vet politika në Koosvë, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me këto çështje, andaj përgjegjës janë të gjithë, aktualisht normal është qeveria aktuale por qe 20 vite nuk ësht marrë parasysh”, ka thënë Syla.

Mendim të njëjtë për këtë cështjë ka edhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policëve të Kosovës.

“Qe 20 vjet jam në polici kam qenë zëdhënës e tash në sindikatë më ka ra të merrem shumë me skenat politike, këtyre ju intereson veç mandati me mbajt edhe sa po e mbajnë ka 2 – 3 muaj, edhe ditën e mirë, asnjë interesim, asnjë qeveri deri më sot nuk e ka pas. Do sene janë rregulluar, mirëpo shumica ishin veç fjalë të të gjithëve, fjalë boshe, mirëpo pa fjalë hiq është tash, asnjë fjalë Kryeministri nuk e ka thënë për policinë, asnjë”, ka thënë Tasholli.

“Në këtë situatë që është krejt popullata jemi edhe ne, vazhdimisht kemi kërkuar këtë, por në këtë situatë kur policët po sëmurën, ata po mbesin në mëshirën e atyre mjekëve dhe familjes, institucioni ua ka mbyll dyert çdo polici, as në derë nuk i troket askush atij polici, do të thotë në atë gjendje të rëndë është polici sot është mjerim, është mjerim, sëmurët, është para vdekjes me oksigjenoterapi, 10 ditë, 12 ditë, njëri i gjallë derën nuk ia qelë, përveç familjes së tij dhe ata mjek që janë aty, e ato shpenzime që i bën ku e dimë ne sa shpenzimet i bëhen a do t’i paguhen a nuk do t’i paguhen nga drejtoria”, ka thënë Tasholli.

E tash kur pandemia ka goditur vendin, Tasholli thotë që kanë probleme edhe më elementare se sa sigurimi shëndetësor e jetësor.

Ai thotë se policët duke punuar nga 12 orë në ditë, nuk kanë as me çka të ushqehen, shkruan Gazeta Infokus.

“Po them që ka qenë gjithëherë e domosdoshme, por në këtë situatë ku jemi sot është interesant polici të punoj 12 orë e brenda 12 orëve ta hajë një burek e mos të ketë sigurim shëndetësor e as aksidental me 390 euro rrogë, nuk e di ku jemi duke shkuar, nuk po e kuptoj që nesër ose pasnesër mund të na ndodhë një revoltë e cila me të vërtetë do të ishte e pakëndshme për çdokënd”, ka thënë Tasholli.

“12 orë punojmë, në një mënyrë e kemi harru atë, por e lypim të sotit çka e kemi, sot që po na ndodhë, polici 12 orë shëtitet natën, nuk është në gjendje shteti një shujtë me ja dhënë, një shujtë nuk është në gjendje me na dhanë”.

E për krejt këto telashe që po përballen, Tasholli thotë që shpejt mund të ketë revoltë të madhe nga policia, ku nuk përjashtohen as protestat, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk përjashtohet asgjë në këtë pakënaqësi që po vazhdon, e pakuptimtë, nuk përjashtohet asgjë që do të ndodhë” thotë ai.

Tasholli i tha Infokusit se deri tash asnjë qeveri nuk i ka marrë seriozisht kërkesat e policëve, por këtu e veçon Qeverinë aktuale, për të cilën thotë që madje as edhe një fjalë nuk e ka thënë, e nuk ka pranuar që të merret fare me këtë temë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera