Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Infektologut i cili kontriboi në luftën e Kosovës dhe ndihmoi me mijëra njerëz
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 08 January 2025
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektolog Haxhi Ibishi, ku është diskutuar për historinë e tij kur ka qenë ushtar në luftën e Kosovës, kontributin e tij të jashtëzakonshëm duke u dal në ndihmë njerëzve dhe poashtu për zhvillimet aktuale në shëndetësi.
Ibishi gjatë emisionit tregoi për rastin më të vecantë që kishte ndihmuar gjatë luftës në Kosovë.
“Me urdhër të Komandantit Ramush Haradinaj, une kam qenë i angazhuar në ambulantën e Kishës Katolike aty në fshat në Gllogjan së bashku me një motër të nderuar, dhe gjatë punës që kemi bërë ne gjatë ditës së dytë, ka qenë 28 mars që jam paraqit te Ramushi, ushtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës e kanë sjellë një fëmijë 7-8 vjecare, me emrin Dafina, që më vonë e kemi ditur emrin e saj, unë e kam bërë vizitën e asaj vajze dhe ajo ka pas probleme shëndetësore.”
Ai poashtu tregoi se ka qenë njëra ndër rastet më të prekshme prej luftës së fundit, dhe që ka qenë për obligim shtesë të i ndihmojë popullit në ato momente.
“Duke mos ja ditur emrin në fillim i vendosim emrin Pashkë për arsye se vishin Pashkët si festë Katolike, festë e popullit tonë në atë zonë dhe ajo vajzë ka qëndruar deri në çlirim, ku mbas çlirimit ja kemi kthyer familjes në një rrethinë, në një fshat të Drenicës dhe fatëkeqësisht ajo vajzë sot nuk jeton, për arsye se natyra e jetës e zhvillimeve dhe sëmundjet e shoqëruara. Kemi qenë në ngushëllime të familjes edhe unë mbaj si një prej rasteve më të prekshmë prej luftës së fundit krahas prej atyre që kanë qenë edhe kafshimet të gjarpërit dhe plagëve të shkaktuara prej minave dhe plumbave, dhe ka qenë pjesë e angazhimit tim, qe ka qenë obligim shtesë me ju gjetë populli tonë në ato momente.”, ka thënë Ibishi në emisionin DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.
Ndërkaq ai ka theksuar se çka e ka shtyrë për të kandiduar për në parlament është edhe një motiv shtesë, që njerëzit të cilët kanë krijuar përvojë politike e kanë për obligim mi bartë te brezat e ri.
Për të parë më shumë, sonte nga ora 20:00 mund të ndiqni emisionin e plotë.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...