Këto janë shpenzimet e Rozeta Hajdarit dhe kabinetit të saj në dreka, darka, udhëtime zyrtare për dy vitet e fundit
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 08 January 2025
Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku me kabinetin e saj ka shpenzuar mbi 113 mijë euro nga buxheti i shtetit, në udhëtime zyrtare, bileta, akomodime, ushqim e mëditje.
Kjo sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga zyra për informim e ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari. Këto shpenzime janë bërë në dy vitet e fundit, pra në vitin 2023 dhe 2024, shkruan Gazeta Infokus.
Mbi 60 mijë euro shpenzime në vitin 2024, këto janë detajet
Në vitin që lamë pas, ministrja Hajdari së bashku me kabinetin e saj ka shpeznuar 60 mijë e 133 euro.
Shpenzimet të mëdha u bënë në bileta udhëtimi që kap shifrën 15 mijë e 772 euro.
Ushqimi dhe mëditjet e ministres dhe kabinetit buxhetit të shtetit për periudhën janar – dhjetor i kushtuan 12, 685 euro.
Ndërsa në akomodim u shpenzuan 13 mijë e 893 euro, e në bileta.
Një tjetër kategori që ministria e ka quajtur “shpenzimet e përfaqësimit” kap vlerën 16 mijë e 628 euro.
Ndërsa në “shpenzime të tjera” janë hargjuar vetëm 1 mijë e 67 euro.
Shpenzimet e ministres Hajdari në vitin 2023
53 mijë e 63 euro ka shepnzuar ministrja e Kurtit së bashku me kabinetin e saj në periudhën janar –dhjetor, 2023.
Për vitin 2023, kategoria e shpenzimeve “të përfaqësimit” zë vendin e parë me 12 mijë e 919 euro.
Ndërsa 12 mijë e 339 euro janë shpenzuar për bileta udhëtimi e 9 mijë e 634 euro në “Shpenzimet e përfaqësimit për delegacione, punëtori për Strategji të Turizmit”.
Në ushqim dhe mëditje janë shpenzuar 8 mijë e 712 euro, e në akomodime 8 mijë e 583 euro.
Kategoria “shpenzime të tjera” ka të regjistruara 1 mijë e 67 euro të shpenzuara./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Policia po heton vdekjen e një personi në Fushë Kosovë
Një trup i pajetë është gjetur dje në një banesë në Fushë Kosovë, është duke ...
-
Zhduket një burrë në Gjilan
Një burrë është raportuar i zhdukur dje në Gjilan. Sipas policisë, per...
-
Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës
Në 19 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nën or...
-
Cilat janë vendimet e Trumpit në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë?
Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump nënshkroi...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirm...
-
Mot sot i vranët, me reshje shiu dhe bore
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashers...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 6 goditi Tajvanin këtë të hënë, sipas Qendrës Sizmolo...
-
Hamza sot vazhdon fushatën zgjedhore në Suharekë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të ...
-
Në ditën e parë në detyrë, Trump falë 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri e...
-
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun ...
-
Sot përkujtohet presidenti Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë më 21 ...