Fokus

Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 07 January 2025

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë ka rrëfyer sakrificën që kaq bërë sa  ishte i ri për familjen e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ekskluzivisht në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, rrëfeu me lot në sy se si vendosi të largohej nga Kosova e sa ishte e vshtirë për të kur mori rrugën e kurbetit.

“Migrimi ka qenë shumë i vështirë, nuk kemi pasur komunikim dhe malli për atdheun ka qenë i madh. nuk kam munguar nga shtëpia më shumë se 5 ditë kurrë në jetën time e të dal në kurbet dhe të mos kthehem për 3 vjet ka qenë e vështirë. Para se të nisesha u përshëndeta me gjithë familjen. një emocion i jashtëzakonshëm ku sot e përkujtoj, por nuk kam dëshirë sepse për mu emocionalisht është e papërballueshme”, ka rrëfyer Dervishaj në emision e që është prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe biznesmeni i suksesshëm në Gjermani ka treguar edhe për qëllimet e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka theksuar se primare për të për Kosovën është zhvillimi i shëndetësisë dhe arsimit si dhe sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë, biznese të reja e ku thotë se kjo do ndikonte në uljen e papunësisë./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera