Fokus

Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 09 January 2025

Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Haxhi Ibishi, shkruan Gazeta Infokus.

Ai me shumë emocione në emision ka diskutuar për historinë e tij kur ka qenë ushtar në luftën e Kosovës, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm duke u dal në ndihmë njerëzve dhe poashtu për zhvillimet aktuale në shëndetësi.

Ibishi gjatë emisionit tregoi për rastin më të vecantë që kishte ndihmuar gjatë luftës në Kosovë.

-Advertisement-

“Me urdhër të Komandantit Ramush Haradinaj, une kam qenë i angazhuar në ambulantën e Kishës  Katolike aty në fshat në Gllogjan së bashku me një motër të nderuar, dhe gjatë punës që kemi bërë ne gjatë ditës së dytë, ka qenë 28 mars që jam paraqit te Ramushi, ushtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës e kanë sjellë një fëmijë 7-8 vjecare, me emrin Dafina, që më vonë e kemi ditur emrin e saj, unë e kam bërë vizitën e asaj vajze dhe ajo ka pas probleme shëndetësore.”, ka thënë Ibishi.

Ai poashtu tregoi se ka qenë njëra ndër rastet më të prekshme për të prej luftës së fundit, dhe që ka qenë për obligim shtesë të i ndihmojë popullit në ato momente.

“Duke mos ja ditur emrin në fillim i vendosim emrin Pashkë për arsye se vishin Pashkët si festë Katolike, festë e popullit tonë në atë zonë dhe ajo vajzë ka qëndruar deri në çlirim, ku mbas çlirimit ja kemi kthyer familjes në një rrethinë, në një fshat të Drenicës dhe fatëkeqësisht ajo vajzë sot nuk jeton, për arsye se natyra e jetës e zhvillimeve dhe sëmundjet e shoqëruara. Kemi qenë në ngushëllime të familjes edhe unë mbaj si një prej rasteve më të prekshmë prej luftës së fundit krahas prej atyre që kanë qenë edhe kafshimet të gjarpërit dhe plagëve të shkaktuara prej minave dhe plumbave, dhe ka qenë pjesë e angazhimit tim, qe ka qenë obligim shtesë me ju gjetë populli tonë në ato momente.”, ka thënë Ibishi në emisionin DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

Për të parë më shumë, ndiqni storien e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera