Lajme

Shtetasja serbe hyn ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 December 2021

Policia e Kosovës e ka intervistuar një shtetase të Serbisë, pasi e njëjta dyshohet se e ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Sipas policisë e dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021, dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Domarovc të Ranillugut.

-Advertisement-

“Fsh. Domarovc, Ranillug , 02.11.2021- 05:25. Në PKK-Dheu i Bardhë, pas verifikimit në sistem ka rezultuar se e dyshuara femër serbe, me qëllim të shmangies së kontrolleve kufitare me datë 26.11.2021 ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. E dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021, dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera