Lajme

Shpend Ahmeti tall Abdixhikun: A e pritët Escobarin në zyre të LDK’së?

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 23 August 2022

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai, nëpërmjet një shënimi në Twitter, ka pyetur nëse e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në zyrë të LDK-së, duke ironizuar me një kërkesë të çuditshme të tij që presidenti shqiptar të shkojë në selinë e LDK-së për një takim me të.

“A u takua Escobari me LDK në zyre të LDK?”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Ndryshe, Escobar është duke qëndruar sot në Kosovë, në një përpjekje për të përafruar qëndrimet mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të tejkalohen marrëdhëniet e tensionuara drejt një zgjidhjeje të përhershme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera