Lajme

Shkon në mbi 1.300 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 06 February 2023

Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja në Adana të Turqisë. 6 shkurt 2023.

Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja në Adana të Turqisë. 6 shkurt 2023.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.

-Advertisement-

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera