Shkatërrohet banda e drogës, arrestohet bossi shqiptar me 6 llogari bankare dhe 5 prona
Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 01 July 2022
Policia italiane në provincën e Ankonës ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila ishte një nga furnizueset kryesore të kësaj zone me lëndë narkotike.
Pas hetimeve janar-shtator 2021 u bë i mundur arrestimi i 9 personave, nga këta 5 italianë dhe 4 shqiptarë me banim në provincat e Ankona, Pesaro Urbino, Firence dhe Pescara.
Akuzat kanë të bëjnë me posedimin he shitjen e marijuanës dhe hashashit dhe mund të përmblidhen si më poshtë:
– transferimi i rreth 11 kg marijuanë që u bë në Camerata Picena më 9 janar 2021;
– shitja e rreth 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;
– shitja e rreth 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;
– Shitja e 10 gramëve marijuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;
– shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;
– shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;
– shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.
Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesar.
Një 27-vjeçar shqiptar është lënë në burg.
“Duke pasur parasysh disproporcionin mes të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë së zotëruar, iu sekuestrua për konfiskim të mëvonshëm: një furgon; një; 6 llogari rrjedhëse; 5 prona në Mondolfo; 4 orë Rolex”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.
Në vazhdën e hetimeve u sekuestruan 2.9 kg kokainë, 57.5 kg marijuanë, 3.5 kg. hashash, 1255 bimë kanabis, një pistoletë klandestine ëalther, cal 6.35 me 7 gëzhoja dhe rreth 124.000 euro.
Në veçanti, karabinierët kanë regjistruar këto aksione:
20 dhjetor 2020, në Rudiano (BS), arrestohet një 66-vjeçar nga Ankona me 2726 kg marijuanë dhe 1 kg kokainë;
– 28 dhjetor 2020, në Pesaro, arrestohet një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçar shqiptar, të cilëve iu gjetën në posedim gjithsej 840 gram kokainë dhe 4700 euro;– 14 janar 2021, në Jesi, u zbulua një serë brenda një magazine industriale ku kultivohej marijuana. Sekuestrohen 1.255 bimë marijuanë, 7.825 kg marijuanë, 837 gramë kokainë, një pistoletë Ëalther e kalibrit 6.35 me 7 gëzhoja, shuma prej 117.730 euro dhe pajisje të ndryshme;
– 16 janar 2021, në Vipiteno (BZ), një 32-vjeçar shqiptar përgjegjës për ruajtjen e serrës në zonën e pyllëzuar është arrestuar si i dyshuar;
– Më 10 shkurt 2021, në Pietrasanta (LU), arrestohet një 29-vjeçar shqiptar, banues në Firence, të cilit i janë gjetur në një magazinë rreth 3 kg hashash dhe mbi 45 kg marijuanë si dhe një sasi e madhe prej 1860 eurosh kesh;
– 30 mars 2021, në Bolzano, njoftohet ndaj shtetasit shqiptar, tashmë i arrestuar për historinë e serrës, urdhër arresti në burg për disa shitje
droge të kryera në Pesaro.
Gjatë kontrollit të ushtruar është arrestuar edhe një 27-vjeçar nga Fanotë cilit i janë gjetur rreth 200 gramë marijuanë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës./Abcnews.al/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...