Fokus

Shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 07 March 2022

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, i marrë me datë 22 dhjetor të vitit të kaluar, për shkarkimin nga pozita e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Heset Loku.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Infokus thuhet se komisioni për shqyrtimin e ankesave, ka aprovuar ankesën e Heset Lokut lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa me numër A.nr.46/2022 e datës 21.01.2022 e parashtruar nga ankuesi Heset Loku”, thuhet në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, sipas pikës së tretë të këtij vendimi, Ministria e Drejtësisë obligohet që ta zbatojë këtë vendim brenda afatit 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, duke e kthyer Heset Lokun në pozitën e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Ndërkaq, gjithmonë sipas këtij vendimi të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, dikasteri i drejtuar nga ministrja Albulena Haxhiu, duhet të bëjë kompensimi e pagës nga dita e ndërprerjes së punës deri tek zbatimi i këtij vendimi.

Heset Loku është shkarkuar nga pozita e drejtori të Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit më 22 dhjetor të vitit 2021.

Në një përgjigje për Infokusin vendimin e ministrisë, Loku e pati quajtur politik dhe tendencioz.

“Jam shkarku për arsye plotësisht të pabaza, ky vendim është tendencioz dhe politik”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Reagon drejtori burgut të Prizrenit pas shkarkimit nga ministria

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera