Lajme

Scholz: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 03 March 2022

Kancerlari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të iu jepet një përgjigje definitive sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Scholz në një intervistë në televizionin gjerman ZDF tha se BE-ja është një bashkësi që ju takon vendeve demokratike.

“Bashkimi Evropian është një bashkësi që ju takon vendeve demokratike, që kanë si parim tregun e lirë dhe një sistem të qëndrueshëm të rregullave. Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë interes për t’ju bashkuar BE-së të t’u japim përgjigje për perspektivën për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë”.

-Advertisement-

Ai shtoi se tani tema kryesore është Ukraina.

Sipas tij duhet që të ndalet lufta dhe të mos eskalojë tutje, të shmanget vdekja e miliona njerëzve.

“Por, kjo nuk është pyetja tani. Tani çështja kryesore është që të mos lejojmë që lufta në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje, që të shmangim vdekjen e miliona njerëzve. Gjithashtu edhe që për Ukrainën të krijohet një perspektivë e mirë e zhvillimit në mënyrë që ky vend të mos shkatërrohet plotësisht”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera