Lajme

Arrestohet në Ferizaj, kërkohej për një vrἀsje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 17 May 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte duke u kërkuar për një vrasje në tentativë që ndodhi me 26 prill.

Në një njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh nuk janë dhënë më shumë detaje për këtë rast./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera