Rritet numri i viktimave nga stuhitë dhe përmbytjet në Evropë
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 07 September 2023
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete të enjten zbuluan edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë.
Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona – tre prej tyre u gjetën më 7 shtator – pasi vërshimet morën me vete shtëpizat në të cilat ata apo qëndronin. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një person që raportohet se është zhdukur në këtë kamping.
Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Stamboll, pasi u përmbytën qindra shtëpi dhe zyra në qytetin më të madh turk. Vërshimet kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e guvernatorit të Stambollit.
Në Greqi, si pasojë e vërshimeve kanë vdekur tre persona afër qytetit Volos dhe Karditsa, thanë autoritetet. Tre persona po ashtu konsiderohen të zhdukur.
Autoritetet greke kanë ndaluar trafikun në Volos dhe në rajonin e afërt malor, Pilion, si dhe në ishullin Skiathos. Në këto tri lokalitete, banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Trafiku është ndaluar edhe në dy rajone në qendër të Greqisë, afër Volosit, teksa autoritetet kanë parashikuar se stuhitë do të vazhdojnë deri pasditen e së enjtes.
Në Bullgari, vërshimet kanë goditur pjesën jugore përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Trupat e dy persona të zhdukur u gjetën në det të enjten, duke çuar në katër numrin e viktimave. Për shkak të vërshimeve në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente.
Shumica e lumenjve në jug të Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe disa ura janë shkatërruar, duke shkaktuar probleme serioze në trafik. Ministrja bullgare e Turizmit, Zaritsa Dinkova tha se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit. /REL
Të tjera
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...