Fokus

Rrëfimet rrëqethëse të nënës së Mujë Krasniqit dhe nënës së Burim Grajçevcit

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 17 February 2023

22 vite më parë ranë shumë heronjë dëshmorë që Kosova sot të frymojë lirshëm, ku shumë nëna i dhanë djemtë e tyre tokës së këtij vendi.

Gazeta inFokus në nderë të festës së 17 Shkurtit ka realizuar një intervistë me nënën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi.

Ai hyri në historinë kombëtare me prirjen luftarake, ku la gjurmë ta pashlyeshme në trojet shqiptare.

-Advertisement-

Në të nisur për luftë për tu përballur me forcat serbe, ishte një nga momentet më të rënda për familjen, ku nëna e tij, Shehide Krasniqi,  ende i mban të freskëta momentet dhe fjalët e fundit me komandantin.

“Muja mka thanë nanë na po shkojmë e ti mos u mërzit mos kaj qet fjalë ma ka lanë edhe u nis, shkun si shpejt e shpejt”, është shprehur nëna Shehide.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer kohën kur komandanti vinte në shtëpi më bashkëluftëtarët e tij, por edhe dhimbjen kur ai u largua për të mos u kthyer më.

“Ia bojsha venin gati, vike gjithë me shok ia përgatitsha bukën e venin e krejt i përgatitsha u gzojsha fort, po çka me bo kur shkojke i përcjellsha çka me bo si tana nanat, e kujtojsha tani se vjen apet po tani kurr s’erdh, nana u mërzitke shumë, e menojsha tani se pava unë hiq e tani dhimtë shumë i pava veç vorret e tyne qiky o vorri qiky i Alis qiky i Mujes po s’kisha çka me bo oj loke”, është shprehur nëna e komandantit Mujë Krasnqi.

Ndërsa dhimbjen për të birin po ajo e shuan duke kujtuar këngët e tij

“Mendoj për ta kangt e mujes qysh ka knu, Diell e Hane zdrit atdheu”, tha nëna Shehide.

Historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu bashkëngjit edhe ish-luftëtari, Burim Grajçevci, të cilit në moshën 19 vjeçare nuk po i flente zemra pa iu bashkëngjitur shokëve të tij luftëtarë.

Me këmbënguljen e tij të vazhdueshme, ai mori bekimin e nënës së tij dhe u nis  plotë guxim e krenari për tu përballur me forcat okupatore serbe.

“çdo herë ka thanë mami duhet me shku edhe thojsha jo bre mami se ti je i ri ku don me shku ti i ri, jo jo mami jo une du me shku e unë e pash që shkoj n’ Drenicë nuk e  pranuan shkoi n’ Llap nuk e pranuan, e kam edhe vëllain Fitushin bashkë jon kanë gjithë të pa ndashëm, për vëllain nuk e kom ditë po edhe burimin e kom ditë që një ditë ka me shku se nënstop e merrke at bisedë mami qysh me shku, duhet me shku, apo e sheh krejt po shkojnë e pash që veç ka vendos edhe e thirra thash paja mami ulu qitu, thash 19 vjet i bane vendos vet djali jem eh tha mam veç mos um thuj mos shko se m’ ndodh diçka rrugës se edi që e ki vështir me m ‘than shko po mos um thuj mos shko, nëqoftëse shkoj hi nfront veq njo ta vras kurr mos um kaj ma” ka thënë Bukurije Grajqevci, nëna e dëshmorit Burim Grajçevci.

Më 22 mars 1999 ishte telefona e fundit e Bukurijes me të birin e saj, Burimi plotë kranari po nisej drejtë frontit të Koshares.

“Me 21 mars ka dal prej shpijes po nuk e kom ditë që po shkon edhe jom lut gjithmonë ishalla nuk edi kur del mdel prej shpijes, se vshtirë me u përshëndet  me ta, u dal me 21 mars në ora 5 u kanë autobusi i fundit që ka shku për tiranë mka thanë po shkoj te ni shok vëllau fetushi tha unë po shkoj te dajt  i kishim në emshir, të nesërmit në mëngjes um ka thirr në ora 09:00 burimi, tha mam jom ntirane veq pytja jem e parë u kanë a ki pare edhe e kom vet me kon je mami mka thane me fetushin atëherë jom mërzit shumë, mu ka dhimt ma shumë se djali se dy prind i kisha ktu e prind metën vet edhe ma nuk kom fol me Burimin”, është shprehur ajo.

Me 18 Maj të vitit 1999, Burim Grajçevci dhe Fitush Kukaj ranë dëshmor në altarin e atdheut, në Kosharen legjendare.

“Gjate luftës na jemi kanë në Korqë, mirëpo edhe vëllaun e madh e kemi pas prej Gjermanisë Ragipin u kanë në logjistikë në koshare edhe ai, ai e ka marrë lajmin edhe m’ ka thirr n ‘telefon motër tha Burimi edhe Fitmi janë të plagosur ron unë veç i kom than a dytë a? Tha po valla dytë motër edhe ia kom dhanë Ajetit edhe Ajeti foli po nuk i thotë zemra unë e dita edhe jemi kthy n’ banesë kur jemi kthy n’ banesë i kemi rehatu fmin e kemi qit ka një kafe jemi dal n’ ballkon edhe kemi kajt kemi kemi nejt jemi qfry aty,  edhe i kom thanë Ajetit, Ajet thash Zoti të lasht shnosh ty edhe mu se ata janë të vramë edhe të varrost, tha pse po thu? E vllau tha unë vi  nesër tek m’ tha vllau une vi nesër e dita që ata jon të vramë e aty ka qenë shumë ron, ron ka qenë për neve shumë se une dy edhe vllaun edhe djalin”, ka thënë nëna Bukurije për Gazetën inFokus.

Edhe pse Burimi kishte ndërruar jetë, ai po i fliste nënës së tij përmes ëndrrave për të ia shuar mallin, e për të ia freskuar zemrën.

“Andërr e kom pa edhe e shoh shpesh, i shoh dyt edhe vllaun edhe djalin, 1 vjet une skom mujt me marr veten u qojsha nmengjes thojsha pse jom qu, u martu ni shok i djalit u mërzita shumë edhe përpara e majshim si na që e majm ka ni shirit nkry, qat natë e kom pa në andërr ka ardh u hi nder se u kanë i gjatë gati 2 metra, u hi nderë krejt uj, i thash unë mjera unë o djali jem po shumë shi po bika në Koshare, m’ tha jo mam ti mke ba qishtu thash e ku o Fitimi tha u met në ujë tha se lot e tu na kanë ba qashtu, edhe të nesërmit jom qu e kom hjek shamin e kom marrë veten jom vesh jom dal mo sjom mërzit asniher”, u shpreh ajo me plotë emocione.

Bukurije Grajçevci nga thellësia e zemrës shpreh lumturinë për djalin e saj, kështu duke ia thënë disa fjalë të cilat vulosin ndjenjën e krenarisë dhe sakrificës.

“Unë i isha thanë hallall të koftë gjini që ta kom dhanë djali jem, je shku në moshën ma të re 19 vjet me i dal zot atdhut ton, me luftu për tokën tane kjo është kënaqësi edhe për ata edhe për mu kjo o një mburrje për mu për familjen edhe për krejt farefisin e tij”, ishte mesazhi i nënës së dëshmorit.

Këto dy nëna heroina janë simbol i krenarisë së nënave shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera