Sport

Real Madridi e do më çdo kusht Haalandin, gati të bëj ofertë të bujshme

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 November 2020

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është duke kaluar në formë jetësore, shkruan Gazeta inFokus.

Norvegjezi po arrinë të jetë protagonisti kryesor në çdo paraqitje me klubin gjerman.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, gjigandi Real Madrid, e do me çdo kusht transferimin e 20 vjeçarit, madje ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të bëjn një ofertë rreth 70 milionë euro.

-Advertisement-

Por, kjo nuk është e tëra, ‘Mbretërit’ e kanë në plan të ofrojnë edhe serbin, Luka Jovic, vetëm që Haaland të shkoj në ‘Santiago Bernabeu’.

Se a do të vazhdoj Halaand me Dortmundin apo do të bëj ndonjë lëvizje mbetet të shihet në vazhdim, pasi akoma nuk ka diçka zyrtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera