Lajme

Reagon edhe Kosova për djegien e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 07 March 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës ka reaguar pasi forcat ruse këtë të hënë kanë djegur konsullatën e nderit të Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ministri e ka dënuar ashpër këtë sulm të Rusisë si dhe ka bërë thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë. Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës. MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë. MPJD shpreh bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas. Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile”, thuhet në reagimin e MPJ-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera