Sport

Rashica: Ishte një ndeshje speciale

Autori: Gazeta inFokus 00:42 | 11 September 2018

Milot Rashica ka thënë para mediave se ai ndihet mirë me fitoren e sotme kundër Ishujve Faroe.

Sipas tij, edhe ndeshjen me Azerbajxhanin ata luajtën mirë edhe pse nuk e kishin topin shumë në posedim.

“Ne luajtëm shumë më mirë në këtë ndeshje, sepse patëm më shumë topin se kundër Azerbajxhanit. Ishte një ndeshje speciale dhe shumë emocionale”, ka thënë ai, duke aluduar në kujtimet e tij që ka për legjendën e Kosovës, Fadil Vokrri.

Në anë tjetër, ai ka thënë se është i lumtur që me në fund ka luajtur në Prishtinë.

-Advertisement-

“Është hera e parë që po luajmë në shtëpi. Kjo ka qenë një mundësi e mirë për neve, sepse kemi qenë të motivuar për të luajtur, kurse edhe përkrahja e tifozëve nuk mungonte. Trajneri ka dashur që unë të luaj me krah në sulm. Por, çka është me rëndësi është se ne i kemi marrë pikët para dhe kjo është më rëndësi”, ka thënë Rashica.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera