Sport

Usyk merr një vendim të papritur në karrierën e tij pas meçit me Furyn

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 21 May 2024

Oleksandr Usyku ka marrë një pezullim të shkurtër pas duelit të tij brutal ndaj Tyson Furyt të cilin e fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

Usyk pothuajse nokautoi Furyn pas raundit të nëntë por gjyqtari kishte ndërhyrë duke i ofruar numërimin boksierit anglez i cili po mbahej në litarë. Fury u rikuperua me të dëgjuar numërimin e gjyqtarit, por pësoi humbjen e tij të parë në karrierë pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve.

Usyk më vonë u dërgua në spital për të bërë kontrolla ku iu dha drita e gjelbër, përkundër pretendimeve të Furyt se ai i kishte thyer nofullën rivalit të tij.

-Advertisement-

Sipas asaj që raporton uebsajti BoxRec, Usyk është suspenduar nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit deri më datën 2 qershor si rezultat i lëndimeve që ka pësuar, ndërsa një pezullim i njëjtë nuk i është shqiptuar Furyt.

Suspendimi i Furyt nuk do të ketë ndonjë ndikim në karrierën e tij pasi ukrainasi do të jetë i gatshëm pas një pushimi nëntë mujor. Dueli i tij me Furyn ishte shtyrë nga dhjetori në shkurt dhe pastaj në muajin maj.

“Nuk po mendoj për boksin momentalisht”, kishte thënë Usyk i cili ishte prezent në konferencën për shtyp pas duelit së bashku me vajzën e tij.

“Unë kam humbur Vitin e Ri, e kam humbur ditëlindjen e djalit tim, e kam humbur ditëlindjen e djalit tjetër, e kam humbur ditëlindjen e vajzës dhe pastaj lindjen e vajzës. Unë i kam humbur gjithashtu edhe pushimet me familje. Unë isha i fokusuar vetëm tek ky duel. Tani jam i lumtur dhe dua të rikthehem në shtëpi”, është shprehur boksieri ukrainas.

Usykut do t’i hiqet statusi si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks pasi ukrainasi do të detyrohet ta lirojë rripin IBF së shpejti për shkak të duelit të tij të dytë me Furyn, që do t’ia pamundësojë atij të luftojë me kroatin Filip Hrgovic./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera