Sport

“Lëmshi” te Barcelona, tani edhe Xavi ndryshon mendje për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 21 May 2024

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë në LaLiga duke garantuar pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës. Situata në klubin katalanas është shumë e “turbulluar” dhe gjithçka lidhet me të ardhmen e trajnerit Xavi Hernandez.

Ky i fundit u konfirmua vetëm disa ditë më parë, por pasi foli hapur për problemet ekonomike të klubit, u vendos në dyshim nga presidenti Joan Laporta. Por, nëse deri para pak kohësh edhe Xavi mendonte largimin, tashmë sipas mediave spanjolle, tekniku 44-vjeçar kërkon të qëndrojë dhe të respektojë kontratën deri në ditën e fundit të saj, qershorin e vitit 2025.

Edhe pas ndeshjes së fundit me Rayo Vallecanon, Xavi konfirmoi vullnetin për të qëndruar, megjithatë gjithçka varet nga presidenti Laporta, i cili ka të drejtën e fjalës së fundit në klubin spanjoll.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera