Lajme

Rama: Në formularin ku kërkohej arsyeja e takimit me Thaçin shkruajta se më ka marrë malli

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 20 June 2022

Kryeministri, Edi Rama në konferencën për media pas takimt të dy qeverise ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me ish presidentin, Hashim Thaçi, familjen e të cilit edh e vizitoj dje gjatë ditës.

Rama ka vizituar Thaçin edhe në Hagë derisa gjatë konferencës ka zbuluar detaje duke thënë se në formularin për takimin me Thaçin ku kërkohej edhe arsyeja e takimit ka shkruar “më ka marrë malli”.

“Ai tribunal është projektuar për të iu dhënë përgjigje akuzave të thëna nga Dick Marty.

-Advertisement-

Marrëdhënia ime me presidentin Thaçi dihet tashmë botërisht. Dhe në formularin për takimin me të ku kërkohej arsyeja kam shkruar  konkretisht “Më ka marrë malli”, “Më ka marrë malli”

Ka qenë nder jashtëzakonisht i madh të takoja edhe prindërit e tij dje”, ka thënë Rama gjatë konferencës.

Në mbledhjen e sotme të dy qeverive u arritën 19 marrëveshje./Gazeta Infokus/

Kurti pyetet për marrëdhëniet me Edi Ramën e “Ballakanin e Hapur”, kjo është përgjigja e tij

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera