Lajme

Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 25 May 2024

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë nga mbesa e tij, Toska bashkë me vajzën e tij, Gresa Krasniqi.

Gresa Krasniqi ndau momente nga vizita, ku tha se vajza e saj, Toska, qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit të saj.

“Sot Babin e ka vizitu mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur. Ka qajt, ka qesh e ka fjet në krahët e gjyshit. Sot Babi zemrën e ka të mbushur me dashni”, shkroi Krasniqi.

-Advertisement-

Jakup Krasniqi ishte arrestuar nga Gjykata Speciale më 4 nëntor të vitit 2020, ku mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera