Lajme

Tejkaluan shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar, gjobiten me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 25 May 2024

Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dy drejtues të motoçikletave, pasi të njëjtit kanë tejkaluar shpejtësinë gati sa trefishi i shpejtësisë së lejuar në atë zonë.

Drejtuesit e motoçikletave në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Njëri prej tyre është shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25.05.2024, rreth orës 12:55 në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj i Ferizajt.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera