Lajme

Plag*oset rëndë nga një mjet shpër*thyes një person në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 25 May 2024

Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj i Bokës së Gjakovës, pasi dyshohet se ra në kontakt me një mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për gazetën Reporteri.net se viktima është duke u trajtuar në emergjencë, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera