Lajme

Haxhiu: Forcimi i drejtësisë, avancim për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave dhe kundër dhu*nës në baza gjinore

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 25 May 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Kuvendin e 21-të të Rrjetit të Grave të Kosovës, ku ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe angazhimin gjatë tri dekadave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se forcimi i drejtësisë dhe institucioneve tjera do të mundësojnë avancimin drejt një ngritje të përgjithshme të vetëdijes individuale dhe kolektive, për të drejtat e grave dhe kundrejt fenomeneve si dhuna me bazë gjinore.

“Theksova që angazhimi aktiv i qytetarisë dhe organizatave, si dhe politikat e mira institucionale, pra forcimi i drejtësisë dhe institucioneve tjera, do të mundësojnë avancimin drejt një ngritje të përgjithshme të vetëdijes individuale e kolektive, për të drejtat e grave dhe kundrejt fenomeneve si dhuna me bazë gjinore.

-Advertisement-

Kërkova përbashkim forcash, u zotova për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së progreseve të reja si shoqëri dhe si shembull i mirë në botën e civilizuar”, shkroi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera