Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 25 May 2024
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Pas një ftese nga kryeministri Albin Kurti, iniciativën për të ngulur këmbë përsëri në zgjedhjet e parakohshme ka vendosur ta marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky i fundit, iu drejtua me një letër partive opozitare dhe asaj në pushtet duke u kërkuar që deri të mërkurën e ardhshme të dakordohen për shpërndarjen e Kuvendit.
E kjo iniciativë, sipas analistëve u ka hapur rrugën partive opozitare për të treguar gatishmërinë e tyre.
“Është rrugë e mirë, korrekte për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Pra, në njëfarë mënyre do të testojë edhe opozitën se sa do jenë gati për zgjedhje. Ndërkaq, egon për ta shkarkuar qeverinë që e kanë disa parti opozitare, konsideroj që janë pavend. Nëse janë zgjedhjet e parakohshme kauza, atëherë duhet të gjendet alternative më e drejtë dhe më e mirë e mundshme”, tha Visar Xani, analist.
Por ky veprim i Krasniqit, sipas analistit Arbnor Sadiku, është më së shumti në interes të subjektit të tij.
“Me shkuarjen në zgjedhje, ata pretendojnë që hyjnë në një koalicion me LVV-në dhe pastaj të shpallin zgjedhje të brendshme në PDK, ashtu që të zgjedhin krizën e lidershipit të PDK-së, ta menaxhojnë. Letra e tillë shpërfaq gjendjen në të cilën është PDK, e cila në një kohë ka qenë në pushtet dhe tani është në krizë të brendshme politike”, tha Arbnor Sadiku, analist.
Letrës së Kryetarit Krasniqi deri tani i është përgjigjur vetëm LDK, por jo pozitivisht. Nga ky subjekt kanë deklaruar se përgjigjja tanimë i është dhënë kryeministrit Kurti, që nuk e përkrahin një formë të tillë.
Televizioni është përpjekur të kontaktojë edhe me anëtarë të AAK-së për të kuptuar qëndrimin e tyre, por të njëjtit, kanë qenë të paqasshëm në telefon.
Kreu i PDK-së dhe kryeministri u takuan para një javë, dhe ndër të tjera diskutuan edhe për zgjedhjet e reja.
Të dyja partitë janë shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa dy partitë e tjera parlamentare që nuk morën pjesë në takim, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit./Dukagjini
Të tjera
-
Shqipëria mirëpret më shumë turistë, por me çmime më të larta
Shifrat e institucioneve në Shqipëri tregojnë rritje të numrit të turistëve n...
-
Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit
Komuna e Deçanit përmes një seance solemne ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” ...
-
Madhështore: Haradinaj i bënë pritje vëllazërore presidentit Begaj në Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prit...
-
Nuk ka mjaftueshëm mjekë, për të ndihmuar pelegrinët nga nxehtësia
Nuk kishte mjaftueshëm mjekë apo lehtësira bazë për të mbrojtur pelegrinët e ...
-
Java e ardhshme në Kosovë e nxehtë, nuk mungojnë as reshjet e shiut
Në Kosovë, java që po vjen pritet të jetë me mot të nxehtë, me temperatura që...
-
Familja më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar dënohet për shfrytëzim të shërbyesve
Katër anëtarë të familjes më të pasur të Britanisë së Madhe , me origjinë ind...
-
Ahmeti: Kurti po prish raportet me aleatët të ndërtuara me mund përgjatë viteve, polarizimi – karta e tij e vetme
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, Imri Ahmeti, ka shprehur habi...
-
Vd*iq në aksident me motoçikletë, reagon shkolla: Adonisi nuk priti që të bëhet maturant
IndeksOnline raportojë mbrëmë për një ngjarje shumë të rëndë që ndodhi në qyt...
-
Ky është 17-vjeçari që vdiq në aksidentin me motoçikletë në Rahovec
Gazeta mbrëmë raportojë për një aksident me fatalitet që ka tronditur Rahovec...
-
Clark: LDK ishte arsyeja pse pati sukses intervenimi i NATO-s në Kosovë
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes...
-
FSK-ja zhvillon me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit
Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit ...
-
Clark sot në Kosovë, kjo është arsyeja
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, do të vizitojë sot Kosovën...