Lajme

Nga zëvendëskryeministër i Kosovës, Goran Rakiq emërohet përfaqësues i Serbisë në Asamblenë e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 25 May 2024

Në një mandat zëvendëskryeministër, e në dy mandate të tjera, Goran Rakiq ka shërbyer si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Tash, Rakiq është emëruar si përfaqësues i Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në këtë cilësi, Rakiq, të shtunën ka marrë pjesë në samitin e Sofjes, ku në agjendë është edhe votimi që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e kësaj organizate.

-Advertisement-

“Dua të ju bëj me dije se vij nga Kosova dhe M. provincë serbe. Siç e dini, 109 shtete nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, dhe nga to janë katër shtete anëtare të NATO-s. Ajo që po presim nga ju dhe që duhet të bëhet, sidomos nga ju që jetoni andej, është përmbushja e obligimit, që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit e 2013-s. Prishtina nuk e ka realizuar atë marrëveshje”, ka thënë Rakiq në fjalimin në Sofje, sipas një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Në fjalimin e tij, siç raporton “Kossev”, Rakiq ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për sigurinë në terren.

Ai ka pretenduar po ashtu se serbëve në Kosovë u janë ndalur pagesat e u është ndaluar importi i ushqimit.

Rakiq ishte prijës i Listës Serbe në Kosovë. Ai shërbeu edhe si zëvendëskryeministër në periudhën qershor 2020-mars 2021 e ishte ministër në dy qeveri, atë Hoti dhe Kurti deri më 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera