Lajme

Kurti pyetet për marrëdhëniet me Edi Ramën e “Ballakanin e Hapur”, kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 20 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që kësaj here u mbajt në Prishtinë.

Kurti në konferencë u pyet nga gazetarët edhe për marrdhëniet që ka ai me kryeministrin shqiptar dhe se po i bashkojnë mbledhjet e përbashkëta por jo edhe “Open Balkan”-i.

Derisa në përgjigjen e tij Kurti theksoj marrëveshjet e sotme duke thënë se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe se në mes të vëllezërve nuk ka nevojë për ndërmjetësues.

-Advertisement-

“Së pari duhet të theksojmë se arritëm marrëveshje, protokolle dhe momerandume gjithsej 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur e për tu gëzuar nga të gjithë. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njëri tjetrit. Prandaj edhe mbledhja e këtillë është mbledhje midis Shqipërisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Shqipërisë që ti forcojmë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë për interesin, dëshirat dhe nevojat e tyre” ishte përgjigja e Kurtit.

Për Ballkanin e Hapur nuk pranoj të komentonte më gjatë duke thënë se është një cështje tjetër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera