Lajme

PDK-ja aktivizohet në diasporë, organizon Kuvendin e partisë në Finlandë

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 25 May 2024

Me një organizim nga PDK-ja, sot në Finlandë, u themelua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të partisë atje.

Ky këshill prej 24 anëtarësh, do të kryesohet nga Dren Koci, i cili u zgjodh kryetar.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Elni Reçica i cili po qendron në Finland.

-Advertisement-

“Një hap i tillë shënon një angazhim të fortë për përmirësimin dhe organizimin e aktiviteteve të PDK-së në këtë vend, duke ndihmuar në ndërtimin e një prezence të fortë dhe të koordinuar me mërgatën tonë në Finlandë”, ka shkruar Reçica.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera