Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 25 May 2024
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi i avionit në pyllin në jug të Kerestinacit në Kroaci, ku një person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime.
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi i avionit në pyllin në jug të Kerestinacit në Kroaci, ku një person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime.
“Sot, më 25 maj 2024, një avion Cessna 182 është rrëzuar në zonën e Komunës së Stupnikut. Raporti i parë në HGSS është marrë në orën 16:13. Në bazë të raportit menjëherë në terren janë dërguar ekipet HGSS Samobor: 12 persona me 3 automjete, HGSS Zagreb: 10 persona me 2 automjete, HGSS Karlovac: 3 persona me një automjet”, njofton HGSS.
Ekipi i stacionit HGSS Samobor mbërriti në terren në orën 17:18. Policia, zjarrfikësit e DVD Stupnik dhe punonjësit e urgjencës ishin të pranishëm në lokacion. Avioni u gjet në vendndodhjen Stupniçki Obrezh, rruga Micani në pyll. HGSS së bashku me punonjësit e urgjencës kanë marrë pjesë në dhënien e ndihmës së parë dhe përgatitjen e të lënduarve për transport.
Nga forcat e përbashkëta të të gjitha shërbimeve, viktimat janë transportuar në mjetin e shërbimit të urgjencës mjekësore (HMS). Në intervenim kanë marrë pjesë edhe helikopteri HMS dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Dnevnik Nova TV raporton se piloti i avionit kishte kontaktuar ekipin e kërkimit menjëherë pas rrëzimit duke thënë se motori i Cessna 182 kishte dështuar gjatë ngritjes.
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...