Rama: Kemi ftuar NATO-n për të instaluar një bazë navale në portin e Durrësit
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 01 July 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano.
“Së shpejti dot ë kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin, lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, tha Rama në një konferencë për mediat.
“Së shpejti do të bëjmë takim të posaçëm për këtë çështje me të gjithë ekspertët, për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme. Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”.
Rama përsëriti edhe një herë kërkesën që bëri në Samitin e aleancës, për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e mbrojtjes, një stad pararendës i anëtarësimit, shkruan A2.
“Pavarësisht mosnjohjes nga të gjithë vendet, kjo nuk është një kohë e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme, në aspektin politik dhe të vendimmarrjes. Pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, Kosova ka mbajtur një qëndrim absolutisht të qartë dhe të saktë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.
Të tjera
-
Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit, temë diskutimi mes Osmanit dhe ambasadorit italian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të premten në takim ambasadorin e R...
-
Seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut do mbahet më 11 qershor
Seanca e radhës ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelo...
-
Ulutash e njofton Osmanin me situatës së sigurisë në vend
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor ...
-
Gërvalla me kongresistin Torres bisedon për progresin e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me kongresistin d...
-
Rrokulliset kamioni në rrugën Shtime – Prizren, dy të lënduarit dërgohen në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizr...
-
Haziri: Ka mbi njëmijë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje, qeveria është e papunë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mb...
-
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vra*sjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka vazhduar dhënien...
-
Zëvëndësja e Kurtit: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se zgjedhje duhet t...
-
Halil Kastratit i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga presidenti Erdogan
Humanisti Halil Kastrati, njëherit Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkan...
-
Krivaqa e Sejdiu nuk e pranojnë fajësinë as në procesin e ri gjyqësor
Në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuz...
-
Maqedonci takon Ulutashin, e vlerëson bashkëpunimin KFOR-FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim komandantin e KF...
-
LDK injoron letrën e PDK-së: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë
Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së...