Lajme

Publikohen pamje nga aksidenti në Gjakovë ku u lënduan katër persona

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 20 May 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Sipas policisë, njëra prej veturave është e Prokurorisë së Gjakovës.

Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është deklaruar për Infokus, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

Ai po ashtu tha se nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor./Gazeta Infokus/

Pamje nga aksidenti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera