Fokus

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për taksistin që dhunoi një grua në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 April 2023

Prokuroria Themelore ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin H.B, që dhunoi një grua derisa po punonte si shofer taksie në Gjilan

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë në Gjilan, Liridona Xheladini, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin H.B., si dhe ndaj tij ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë, Xheladini, për Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa sipas policisë dhunimi ndodhi pasi gruaja kishte hipur të taksi për të shkuar në shtëpi mirëpo i dyshuari e kishte dërguar në një vend të panjohur.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

Ndryshe edhe dje një e mitur është dhunuar nga një taksist 26 vjeçar në Kamenicë./Gazeta Infokus/

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimit të gruas nga pronari i shtëpisë që shkoi ta merrte me qera

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera